Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një bllok banesash në një lagje në jug të kryeqytetit kinez, Pekin. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 19 persona dhe janë plagosur tetë të tjerë, raporton BBC.
U deshën disa orë për të vënë nën kontroll zjarrin brenda natës nga skuadrat zjarrfikëse. Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur nga ana e autoriteteve. Megjithatë, policia e Pekinit thotë se kanë arrestuar një numër të dyshuarish.
Zjarri shpërtheu në rrethin e Daxing, një zonë kryesisht e banuar nga punëtorët emigrantë nga krahinat e brendshme që shpesh kërkojnë strehim të lirë. Zona ku zjarri filloi gjithashtu ka pranë disa fabrika të veshjeve. U deshën më shumë se 30 motorë uji që përmbanin 14 skuadrat zjarrfikëse, të cilat për më shumë se tre orë luftuan për të shuar zjarrin.
Zjarret vdekjeprurëse janë rutinë në Kinë, ku rregulloret e sigurisë dhe rregullat e zbatimit shpesh injorohen.
(E.K/Faxweb)