Deputetja e PS-së Elona Gjebrea kërkon të paraqitet para Prokurorisë së Krimeve të Rënda përsa i përket udhëtimit me Habilajt.
Ajo do të sqarojë udhëtimin me Habilajt dhe është gati të paraqitet vetë në Prokurori. Për këtë mësohet se ajo i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë ku do të jap sqarime. Kujtojmë që Prokuroria ka dyshime se Elona Gjebrea ka udhëtuar me makinën e Habilajve.
Theksojmë që këto akzua në media Gjebrea i ka cilësuar në media si sajesa dhe refuzon të ketë qenë në makinën e Habilajve. Po ashtu, deputetja do të shpjegojë edhe itenerarin e udhëtimit në Greqi në vitin 2014. Ende nuk është përcaktuar një datë se kur do të thirret deputetja socialiste në Prokurori.
Elona Gjerbrean lindën pas gjurmimit në sistemin TIMS, ku rezulton se me datë 8 gusht 2018, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea, kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë, nëpërmjet portit të Sarandës.
(J.V/Faxweb)