Jay Z dhe Beyonce janë një nga çiftet më të përfolur botërisht. Por vetëm pak muaj më parë u përfol se ata do të ndaheshin pasi mes tyre kishte ndodhur një tradhëti.
Kujtojmë që vitin e kaluar në media u bë publik lajmi se Jay Z e kishte tradhëtuar Beyoncen dhe si pasojë ajo i dedikoi një album të tërë.
Gjithsesi asnjëri nga ata nuk foli publiksht për këtë temë, derisa në një diskutim me Dean Baquet, Jay Z pranoi publikisht tradhëtinë ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas “Daily Mail” ai u shpreh se ndihej shumë keq për plagët dhe dhimbjen e madhe që i kishte shkaktuar asaj. Gjithashtu ylli botëror tregoi se nëpër këngët e tyre, ata kishin shpjeguar rreth kësaj historie. Ai tregon më tej se nëpërmjet terapisë në çift i shpëtuan edhe divorcit. (J.V/Faxweb)