Nënkryetari I Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj ka folur për situatën në Theth. Një ditë pas motit të furishëm mëe reshje dëbore dhe shiu, Gjuraj kërkon ndihmën e qeverisë pasi duhen financa përtej kapaciteteve të Bshkisë.
Më tej nënkryetari I Bashkisë Shkodër sipas Fax Neës tregoi se cilat janë akset që mbeten ende të pakalueshme dhe këshlloi qytetarët për mospërshkimin e tyre.
FJALA E ARBEN GJURAJ
“Gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër situata parqitet e qetë.
Gjatë natës ka patur reshje dëbore në zonat malore.
Në Bashkinë Shkodër situata është e tillë:
Në njësinë administrative Shosh, Pult dhe Shosh nuk ka furnizim me energji elektrike, si pasoje e problematikes në HC e “Ndërhysës”. Ka pasur rënie dëbore në sasinë rreth 20-30cm ne NJA Shosh. Prej katër ditësh po punohet për sistemimin për heqjen e dhenrave dhe ineteve nga rrështitjet dhe për pastrimin e rrugës nga dëbora në në segmentin Plavra-Kir-Mali Shoshit, po punohet me dy fadroma per normalizimin e situates.
Mësimi zhvillohet në shkollën Ndreaj, ndërsa në Palaj e Nicaj nuk mund të frekuentohet si pasojë e rritjes së përrenjve dhe dëmtimit të urave të këmbësorëve. Nuk zhvillohet mësim edhe në shkollat e fshatrave Kir dhe Pog, NJA Pult. Fadromat që po punojnë në rrugën e Dukagjinit do të vazhdojnë punën nga Bregu i Lumit në fshatin Theth për krijimin e aksesit përmes kësaj rruge të banorëve në fshatin Theth. Bashkia Shkodër po vlerëson nevojat për veshmbathje dhe ushqime për familjet më në rrisk dhe të varfëra dhe ndërkohë po asiston ato që kanë kërkuar ndihmë.
Situata e akseve rrugore në Bashkinë Shkoder Akse të pakalueshme:
Aksi Qafe Thore-Theth 50cm debore, ka rreshqitje guresh dhe dherash dhe dalje te perrenjve ne rruge i pakalueshëm.
Aksi Shkoder-Breg Lumi ne vendin e quajtur Mali Shoshit ka rreth 30 cm debore (I kalueshem me veshtiresi vetem me zingjire).
Theth-Bregu I Lumit I bllokuar ka rreth 20cm debore, ka rreshqitje dheu dhe guresh.
Bashkia Koplik (Malsia Madhe)
Aksi rrugor Gropat e Selces-Vermosh i kalueshem me zinxhire ka rreth 50cm debore; po punon një borëpasatruese për ta mbajtur hapur kete aks.
Bashkia Vau Dejes ;
1.Rruga Muri Turkut-Cukal, e bllokuar, ka mbi 30 cm debore. Akset tjera janë të kalueshme pa probleme. Nuk ka energji elektrike në NJA Shllak dhe NJA Temal. Bashkia Pukë – Fushë Arrës : 1.Aksi rrugorë Qafë Mali ka rreth 15 cm dëborë po punojn borpastrueset edhe në këto momente kalohet pa probleme .
- Aksi rrugor Qafë Mali –Dardh –Fierzë ka rreth 30 cm dëborë po punojn borepastrueset edhe në këto momente kalohet me zinxhirë pa probleme. Reshjet e borës janë me ndërprerje
- Aksi rrugor Qafë Qelë – Fushë – Arrëz, Aksi rrugor Hadroj – Qafë-Benë nuk ka probleme as renie debore mirembajtesit janë në gatishmeri në rast rënie gurësh ,dherash,etj.
- Aksi rrugorë Fushë-Arrëz – Iballë , ka 15 cm dëborë e kalueshme me zinxhirë. Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.
Ne Bashkine Fushe-Arrez : 1- Nga DAR Shkoder njoftohemi se ka filluar mesimi ne shkollen e mesme Iballe dhe ne 9-vjecaren e Fierzes.”
(F.M/Faxweb)