Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar ashpër ambasadorin amerikan Donald Lu he atë të BE-së, Romana Vlahutin për mbështjen e dhënë kryeministrit Edi Rama për të zgjedhur kryeprokurorin tranzitor vetëm me votat e mazhorancës.
Me anë të në postimi në Tëitter ai e ka theksuar që dy ambasadorët nuk mund të përzihen në çështje që u takojnë përfaqësuesve shqiptarë. aq më tepër nuk mund të ndërhyjnë duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës. Manjani shkruan se në një vend normal dhe në një situatë të tillë, do të kishte nisur procedura e shpalljes non-grata.
“Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar proçedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë!”, shkruan ai. (B.H/Faxëeb)