Gjyqtari i pezulluar nga KQZ, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertë mjekoligjorë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Miri, i cili ka deklaruar se vuan nga një sëmundje e rëndë.
Avokati i Mirit është shprehur se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se i rrezikohet jeta në qeli. Ndërkohë, priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të vendosur përfundimisht nëse gjyqtari do të mbahet në qeli apo do të hetohet në gjendje të lirë.
Shkëlqim Miri nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore, pasi ndodhet i shtruar në spitalin e burgut. Miri u ndalua nga policia, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku u gjetën 34 milionë lekë, të cilat nuk justifikoheshin nga gjyqtari.
(E.K/FAXWEB)