Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë. Një sasi eksplozivi është hedhur në drejtim të një banese në hyrje të qytetit.
Lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës se Fatmir Isufit rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Nuk ka të lenduar vetëm deme të vogla materiale pasi eksplozivi ka shpërthyer në oborr larg banesës ku gjendeshin edhe familjarët.
Ende nuk ka asnjë pistë nga ana e Policisë, ndërsa dyshimet e para lidhen me profesionin e Isufit i cili paraprakisht flitet se ka qenë efektiv policie.
DETAJET NGA POLICIA:
Më datë 15.12.2017, në Fushë-Krujë ,gjatë natës në oborrin e pronës private 3- katëshe (banesë dhe biznes) të shtetasit Sh. I. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarje
(E.K/FAXWEB)