Të hënën PD nuk do të jetë e vetme në protestë por edhe LSI do i bashkohet kësaj proteste. Nesër në orën 11:00 LSI do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë ku do të diskurohet në lidhje me portestën e të hënës, raporton “Fax News”.
PD dhe LSI do të organizojNë një protestë kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm dhe mësohet se protesta do të fillojë në orën 09:30 në kryeqytet.
Kujtojmë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme. Mbledhja do të nisë në orën 18:00. Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje pasi në të do të diskutohet në lidhje me prokurorin e ri. Në këtë mbledhje do të flitet për organizimin e protestës të së hënës.
Në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme pasi kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.
Mazhoranca është për një prokuror të ri për të zgjedhur me 71 vota dhe pritet që të hënën të votohet për Prokuror të Përkohshëm. Madje edhe Basha nga Londra në takim me shqiptarët theksoi se Rama është edhe xhalat edhe gjyqtar në këtë çështje. PD-ja dhe LSI-ja e quajnë shkelje të Kushtetutës zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm dhe sipas tyre Rama e bën ketët gjë pasi do të mbulojë aferat korruptive të qeverisë së tij. (J.V/Faxweb)