Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar sot deputetët për një seancë plenare në të cilën do të miratohet zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Përkundër këtij vendimi, opozita e bashkuar ka vendosur të protestojë duke nisur që nga ora 9 e 30 përpara Kuvendit.
Në urdhrin e tij, Ruçi e ka futur projektvendimin për kryeprokurorin në pikën 5 të rendit të ditës.
Tre kandidtura janë në sjellë në Kuvend, përzgjedhur nga një garë seleksinuese ku u paraqitën 7 kandidatë. Procesi u nis dhe u përfundua vetëm nga Partia Socialiste pasi PD, LSI e parti të tjera opozitare e konsideruan atë si antikushtetues dhe e bojkotuan.
Po kush janë tre kandidatët për kryprokurorë:
Në garë kanë mbetur Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani. Në media tashmë kanë dalë lidhjet e secilit prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, fijet që i lidhin me Edi Ramën dhe eksponentët e PS që lobojnë për secilin prej tyre.
Të paktën dihet që Arta Marku është e propozuar dhe mbështetur nga Ulsi Manja, ndërsa Ferdinand Elezi ka shpresë se ndikimi i Vangjush Dakos do të bëjë efektin e duhur.
Kushdo që do të zgjidhet nga të tre kandidatët është e qartë se që ditën e parë të punës do t’i ketë një borxh të madh Edi Ramës, që tashmë ka kontrollin e plotë të prokurorisë. Me siguri që në rradhët e mazhorancës do të jetë marrë edhe vendimi, ndërsa ne, publikut do të na duhet të presim edhe pak kohë.
(E.K/FAXWEB)