Për ish-kryeministrin Berisha gjuajtja me çizme e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi drejt kryeministrit Rama ditën e djeshme në Kuvend është biblike.
Sipas Berishës Kryemadhi e poshtëroi Ramën por asaj nuk I kishte ngelur gjë tjetër pas sjelljes së Edi Ramës në një mënyrë të tillë.
i ftuar në emisionin “360 gradë.al”,Berisha gjithashtu është shprehur se beson që Edi Rama nuk I kap as 4 muaj në qeveri pas asaj që ka bërë.
“Ajo gjuajtja me çizme e Kryemadhit është biblike, është në psalm, është biblike ajo, e poshtëroi Ramën”.
“Rama për mua nuk i kap besoj as 4 muaj në qeveri me këtë që ka bërë”, u shpreh Berisha (B.H/Faxweb)