Në prangat e policisë ka rënë një 41-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim për kryerjen e disa vjedhjeve në Tiranë. Në pranga ka përfunduar Laert Zhupa, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet se vidhte telefona, portofola dhe çanta.
DETAJE:
Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, po nga ky person. Autori vidhte telefona, portofola, çanta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4 kanë arrestuar shtetasin:
- Laert Zhupa, 41 vjeç, banues në Tiranë,
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e “Dibrës”, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash në pronesi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale;
Çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :
Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K. Më datë 11.12.2017.
Në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj. Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazes dyshohet se i ka vjedhur protofolin shtetasit M.M.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.(J.V/Faxweb)