Viti që po lëmë pas ka pasur dhe ngjarje të hidhura, dhe padyshim një prej tyre ishte dhe ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani.
Në moshën më të mirë dhe në një nga vitet më të rëndësishme të karrierës së saj, jeta e Adelës u pre në mes.
Një nga miket e saj më të mira, balerina Isida Mollaymeri, prek zemrat e çdokujt me ato që shkruan sot për Adelën. Mungesën e sj nuk e zëvendësojnë as muajt që ikin dhe as vitet që i lënë vendin njëri-tjetrit.
REAGIMI I MOLLAYMERIT:
“ My lovely A… “ Gjithmone kur afrohet viti i ri une kam te njejtat mendime, cfare kam bere gjate vitit,cfare me ka ndodhur dhe pse asnjehere as kur kam qene e vogel skam besuar kurre qe ekziston babagjyshi i vitit te ri,mund te gezoja e mund te genjehesha dhe une qe babagjyshi do me plotesonte deshiren e do me sillte gjithcka qe deshiroja…
Adela zemra ime sot per te paren here ne jete se kisha kete mendim e jam e lumtur qe skam besuar kurre qe ai mund te ekzistonte spese sot do kisha vetem nje deshire…do doja qe ti te ishe me ne te festonim si vjet te gjithe sbashku…
Do doja shume te te perqafoja te te puthja te te shkulja floket te te thoja se te dua shume,po babagjyshi nuk do ma plotesonte dot kte deshire e une do isha merzitur shume me te, do mendoja se ai nuk me donte mua…jam bindur qe sado lumturi te kemi ne jete e harrojme me sekonda e trishtimi eshte ai qe mbetet gjate e qe na le gjate shijen e hidhur te dhimbjes…
Me ka marre malli shume shume per ty,me mungon pafund dhe je me mua ne cdo gje timen…e ndjej qe je mire dhe e falenderoj Zotin pafund qe kujdeset per ty… Faleminderit Zot per gjithcka…
(E.K/FAXWEB)