Numri i azilkërkueseve në Francë u rrit me 17 përqind vitin e kaluar në krahasim me vitin 2016, tha shefi i agjencisë së refugjatëve francez të hënën.
Pascal Brice, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi (OFPRA), tha për CNEWS se një numër kaq i madh i kërkesave për azil është një numër që arrihet njëherë në 40 vjet. Rekordi ka shkuar në 100 mijë kërkesa për azil.
Brice theksoi veçanërisht kërkesat nga shtetasit shqiptarë dhe afrikano-perëndimorë.

Shqipëria kryeson listën e vendeve të origjinës me 7,630 kërkesa, Afganistani është i dyti me 5,987 kërkesa, e ndjekur nga Haiti me 4,934, me 4,486 Sudan, dhe Guinea me 3,780 kërkesave për azil.
“Ky nuk është një fluks masiv, pasi ne jemi në gjendje të menaxhojmë situatën në vendin tonë”, tha Brice.
Macron dhe qeveria e tij, kanë gati një projekt-ligj të ri për “azilin dhe imigracionin”, për të kthyer azilkërkuesit.
Pasi ai hyri në në zyrën majin e kaluar Macron theksoi se Franca është një vend mikpritës për refugjatët por shtoi se do dëshironte që ata të largoheshin nga rrugët e Francës.

Në qershor, Kryeministri Edouard Philippe tha në 2018-ën dhe 2019-ën numri i azilkërkuesve pritet të rritet me 40%.
Por që nga janari i 2018, qindra refugjatë ende flenë rrugëve të Paris dhe Calais, dhe ankohen për dhunën policore.
Burimi: Le Figaro
Përshtati në shqip: (F.G/Faxweb)
