Në lidhje me nismën e Ministrisë së Arsimit ‘’3 lëndë në 6 orë”, në studion e ‘’Fax News” ka qenë i ftuar pedagogu Ermal Hasimja.
Sipas tij kjo nismë hap debat, që lidhet me implimentimin e saj. Hasimja u shpreh se kjo lehtëson çantat e fëmijëve ndërsa orët nuk do të jenë 90 minuta pa ndërprerje.
Padyshim si nismë e re, kjo has edhe kundërshti, pasi ende nuk dihet se si do të reflektohet te fëmijët.
“Do të ketë një lehtësi në çantat e fëmijëve, ku një pjesë e tyre, nëse bëhen kontrolle do të rezultojnë me probleme me qafën. Nuk do të ketë orë 90 minutëshe, orët do të vijojnë të jenë nga 45 minuta, dhe mes tyre do të ketë një pushim të shkurtër.
Është nisur në Shkurt, pasi shkolla tashmë është e ndarë në tremujore, ndaj është zgjedhur edhe shkurti.
Për mendimin tim duhet të kishte pasur fillimisht edhe një trajnim të mësuesve, pasi jo të gjithë janë familjarë. Për mua kjo nismë është shpejt pëer tu zbatuar, po na mbetet për të parë deri në fund. Ka një lloj fleksibiliteti, sidomos për shkollat publike, prandaj na mbetet të presim zbatimin e saj.
Do të ishte më mirë të kishte një projekt pilot, po argumenti që përdoret nga personat që e mbështesin nismën, është se në disa shkolla të vendit, pa një orientim është aplikuar edhe më herët”, u shpreh mes të tjerave Hasimja.
(E.K/FAXWEB)