Me siguri ju kujtohet historia e Anjeza Shabanit, edukatores së kopshtit që u arrestua për dhunimin e një të mitur brenda ambjentit të kopshtit të saj privat “Diren”.
Më vonë dolën edhe dëshmitë tronditëse të edukatoreve dhe Anjeza u dënua me dy vite burg për dhunimin e tre vjeçarit.
Motra e saj, Dajana Shabani ka folur në lidhje me këtë çështje, për herë të parë në një emision televiziv.
Moderatorja e mëngjesit rrëfeu një nga momentet e saj më të vështira.
“Unë kam qenë me pushime, sa kisha dal nga lehonia. Ra një bomb, për 21 ditë unë nuk kam dal fare nga shtëpia pasi nuk doja të shikoja asnjeri’- tha Dajana.
E pyetur nga moderator Ermal Peçi në lidhje me komentet online, ajo theksoi se nuk bëri asnjë reagim apo tu thoshte miqve të saj të shkruanin në favorin e saj.
“Nuk e kam me asnjëri që nuk na ka njohur, e kam me njerëzit që na kanë njohur. Nuk i harroj njerëzit që më kanë zhytur në ditë të vështira. Unë sfidoj çdo njeri që ti ndodhi e njejta gjë e të mbaj qëndrim, unë nuk do bëj çfarë duan shqiptarët, s’do ta bëj kurrë,”- vijoi moderatorja.
(F.M/Faxweb)