5 fëmjë janë helmuar në një shkollë 9-vjeçare në Durrës, raporton ‘Fax News’. Fëmijët kanë konsumuar ushqime të shpejta dha më pas patën të vjella.
Nxënësit janë dërguar në spital për mjekim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 22.01.2018, shtetasit D.R K.N, L.B. F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 12, 11 e 11, banues në Durrës, nxënës në klasën e pestë të një shkolle 9-vjeçare kanë konsumuar në shkollë disa produkte ushqimore si haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella, të cilat pasi kanë marrë mjekim në urgjencën e Spitalit Rajonal, janë larguar pa probleme për shëndetin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.
(B.H/Faxweb)