Prej mbrëmjes së djeshme një pallat në Gjirokastër rrezikon shëmbjen për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Një pjesë e mirë e kateve të para janë tashmë të bllokuara nga sasia e madhe e dheut të rënë, ndërsa në rrezik ndodhen edhe tre banesa private që gjenden sipër rrugës ku kanë nisur shkarjet.
Pallati që rrezikon rrënien është 8 katësh dhe ndodhet në lagjen “Kodra e Shtufit”. Ndërkohë njëra nga banoret tregon ekskluzivisht për ‘’Fax News’’ pamjet e tmerrit nga banesa e saj. Dheu ka pushtuar të gjitha orenditë, ndërsa janë shembur edhe dritaret e banesës.
Ajo apelon po ashtu për politikanët që shkojnë vetëm të blejnë votat.
‘’Vetëm blejnë vota, ku shkojnë këta të mëdhenjtë, ku i çon mushka pse nuk i ha mortja. Jetohet këtu, murin e ka zënë mali. Fjalë të bukura plot dëgjojmë. Ishin në gjumë, nuk e di. Shkatërruan çdo gjë. Më vrau me kokë e me këmbë, më iku truri, më mirë të më kish vdekur brenda”, shprehet mes dhimbjes banorja.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=vU-np2dfujM&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=le91nXNhw-k
https://www.youtube.com/watch?v=k3ve_SuIe3I&feature=youtu.be