Pas prishjes së 10 bizneseve dje në zonën e Golemit, sot ajo që ka mbetur pas janë vetëm disa grumbuj mbeturinash.
Një prej pronarëve që siç raportuam edhe dje ishte pa ndjenja, mësohet se ndodhet ende në spital pasi ka pësuar arrest kardaik.
Pronarët e subjekteve u përplasëm dje me forcat e policisë. Po ashtu pronarët e këtyre bizneseve thonë se nuk ishin lajmëruar më parë në lidhje me aksionin dhe se leja për ndërtim iu është dhënë një vit më parë nga Bashkia e Kavajës.
Leja e ndërtimit është firmosur nga ana e ish-kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshit.
Ndërkohë përfaqësues të IKMT të pyetur nga gazetarja e Fax News, Elitjona Doko janë shprehur se përgjegjesitë për dheniën e lejeve i mbajë bashkitë, për ne janë të kundraligjshme.
“Do bëhet spastrimi zonës. Pa favorizuar askënd. Edhe ata që janë me leje. Le të përgjigjen bashkitë si i kanë dhënë këto leje. Nuk është puna jonë kjo. Ne zbatojmë detyrën.”
Sipas asaj që thonë vetë banorët prishjet kanë qenë selektive. Pamjet që të ofrojnë rrënojat e bizneseve janë vërtet të trishta.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=uCAcH7KE0iM&feature=youtu.be