Shembja e pallatit të tretë në Fier është shoqëruar me polemika pasi pronarët e subjekteve dhe banorët e ndërtesave afër thonë se u janë shkaktuar dëme si pasojë e shpërthimit.
“Kemi dëme të shumta që nga rradha e kaluar, ja xhami, janë mbi 1 milion lekë, most ë llogarisim dhe reklamës që shkon 500 mijë,”- është shprehur një banor i zonës.
I pyetur nga gazetari i Fax News, Edmond Hoxha, nëse ka ardhur dikush nga autoritetet për të vlerësuar dëmet, banori është shprehur se askush nuk ka bërë asgjë, dhe nuk është marrë asnjë masë.
Ky ishte pallati i tretë i cili shpërtheu në Fier, anës lumit të Gjanicës.
Godina 5 katëshe u shemb duke përdorur 6 kg lëndë plasëse, dhe u kontrollua nga IKMT-ja.
(F.M/Faxweb)