Transparency International ka publikuar indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2017, ku Shqipëria renditet në vendin e 91 ndër 180 vende të ekzaminuara. Në vitin 2016, vendi ynë renditej në të 83. Pra nga viti 2016, perceptimi për korrupsionin është përforcuar duke rënë 8 vende.
Sigurisht që edhe kësaj radhe vendi ynë rendidet ndër vendet më të korruptuara në Europë bashkë me Kosovën, Ukrainën, Rusinë, Bosnjën etj.
Danimarka dhe Zelanda e Re, sipas indeksit, janë vendet me perceptimin më të ulët të korrupsionit në botë, ndërsa vendet më të korruptuara për vitin 2017 janë Afghanistani, Siria, Sudani i Jugut dhe Somalia.
Ndër vendet e rajonit tonë, Maqedonia gjendet poshtë nesh: e 107-a në renditje, shteti i ri i Kosovës është 6 vende mbi ne, në të 85-tin, ndërsa Bosnja, renditet njësoj me ne, në vendin e 91.
Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit 2017, rajonet më të korruptuara të botës, vijojnë të mbeten Evropa Lindore, Azia Qëndrore dhe Afrika Nënsahariane.
Linku i indeksit të Transparency International:
https://www.transparency.org/news/feature/corruption_perceptions_index_2017
(E.L/Faxweb)