Manchester City po kalon një formë të mirë këtë vit. Ekipi I Guardiolës ka arritur sot të rrëmbejë trofeun Carabao Cup pasi ka mposhtur me reazultat të pastër 3-0 ‘topçinjtë’ e Arsenal në finale.
Golat për Cityn i shënuan Sergio Aguero, Vincent Kompany dhe David Silva. Përkatësisht në minutat 18’, 58’ 65’.
Në këtë takim nga fillimi për Arsenalin luajtën edhe Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka. City është shumë pranë titullit të Premierligës pasi është i shkëputur nga ndjekësit e tij ndërsa lufton edhe për trofeun e Champions League.
(B.H/Faxweb)