Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli thotë se ratifikimi i demarkacionit i hap rrugë liberalizimit të vizave por sipas tij votimi ka gjasë të mos ndodh edhe dy javë.
Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli nuk pret që votimi i marrëveshjes për demarkacion të bëhet në seancën e caktuar për të mërkurën e javës tjetër. Ai thotë se në mbledhjen e së mërkurës pritet të ketë vetëm debat derisa tregon kohën se kur pritet të marrë fund kjo çështje.
Ai thotë se në mbledhjen e së mërkurës pritet të ketë vetëm debat, ndërsa javën e dytë të marsit thotë se e sheh kyçe miratimin e marrëveshjes në Parlamentin e Kosovës.
Megjithatë Pavarësisht nëse hidhet në votim javën e ardhshme apo pas dy javësh zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës po thotë se demarkacioni do të kryhet.
“Do të ishte një mrekulli nësë do të ndodh miratimi i kësaj marrëveshje ditën e mërkurë. Unë po frikësohem se është herët. Kundër dëshirës time por unë e shoh javën e dytë të marsit si kyçe për këtë”, tha Pacolli për Klan Kosovën.
Arritja e konsensusit ndërmjet shumicës së partive shqiptare, rriti shpresën se ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të kryhet të mërkurën e ardhshme.
Madje, për këtë i bindur u shpreh edhe kreu i kuvendit, Kadri Veseli, të shtunën, edhe pse pranoi se nuk i kanë votat e nevojshme. (B.H/Faxweb)