Një nga negociatërët e palës shqiptare, Artur Meçollari, i cili u akuzua edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha si një spiun, në vitin 2016, në një letër publike drejtuar prokurorit të përgjithshëm të asaj kohe, Adriatik Llallës ka kërkuar që dosja hetimore të mos mbyllet.
Meçollari i ka kërkuar Llallës që dosja për hetimin e marrëveshjes së Berishës të mos mbylljes, pasi sipas tij kjo marrëveshje ka cënuar integritetin e shtetit shqiptar.
Pjesë nga letra:
“Kush mban përgjegjësi për shfuqizimin në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi të Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, duke lënë Shqipërinë pa vijë të drejtë bazë dhe pa det territorial?
Kush nga institucionet e zbatimit të ligjit në det, Policia Kufitare dhe Migracionit, Forca Detare etj., ka propozuar shfuqizimin e ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe si e ka argumentuar?
A ka pasur influenca nga ndonjë palë e huaj për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”?
Cili ka qenë roli i Shefit të PAMECA-s në vitin 2007 për shfuqizimin e Ligjit nr. 8771, datë 19.04.2001 ”Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë” dhe nëse ka pasur, a ka qenë ky rol në konflikt interesi për shkak të kombësisë së tij?”-thuhet në letrën e publikuar në vitin 2016.
Ditën e djeshme, Fax News, publikoi faktet se Meçollari tashmë një nga anëtarët e grupit negociator është i dënuar si spiun në vitin 2012.
(F.G/Faxweb.al)