Sipas lajmerimeve nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pasditen e sotme dhe gjate ditës së nesërme në qarqet e veriut priten reshje intensive deri shumë intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera do të kenë rreshje të dobëta deri mesatare.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Nga llogaritjet hidrologjike të këtij instituti lumenjtë në të gjithë territorin që prej së premtes dhe në ditët në vazhdim do të kenë tendencë për t’u rritur.
Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme sot (e enjte, dt.01). Nesër (e premte, dt.02) dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin. IGJEUM është duke vazhduar llogaritjet hidrologjike për vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
(M.Q/Faxweb)