Klubi i Skënderbeut ka reaguar lidhur me çështjen e futbolliostit Bajram Jashanica i cili rezultoi pozitiv në testet antidoping. Klubi korçar thotë ne nje deklaratë se Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershem dhe efektiv.
Skënderbeu sqaron se pas përfundimit të ndeshjes stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të perdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, por pavarësisht kërkesës së arsyetuar organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasoje, ka çelur proçedurë disiplinore. Klubi korbçar shpreht se ëhstë I bindur në pafajësin e mbrojtësit Jashanica dhe se kët çështje do ta ndjekë deri në fund.
Jashanica rezultoi me doping në një test antidopingu të kryer gjatë ndeshjes së shtatorit të vitit të kaluar në Europa League mes Young Boys dhe Skënderbeut
Deklarata e plotë:
Reagim zyrtar mbi çështjen ‘Jashanica’!
Përmes kësaj deklarate për shtyp, Klubi i Futbollit Skënderbeu informon sportdashësit dhe median në lidhje me proçedimin disiplinor ndaj lojtarit tonë, Z. Bajram Jashanica për kundravajtjen e “përdorimit të substancave dopuese”.
Me datë 29 Shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershem dhe efektiv. Në përpjestim me kushtet klinike të lojtarit,atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.
Menjëherë pas perfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të perdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjences dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavaresisht kërkeses se arsyetuar nga ana e Klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasoje, ka çelur proçedure disiplinore.
Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanerisht, jane të klasifikuara në kategoritë me të ulta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre.
Klubi i Futbollit Skenderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z. Jashanica dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrieres se tij.
Faleminderit për mirëkuptimin
Zyra për shtyp!
KF Skënderbeu
(B.H/Faxweb)