Kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa ishte në takim me artistët ku dhe është prezantuar projekti ri për Teatrin Komëtar tha se godina ekzistuese do të shembet pasi është jashtë çdo standarti.
Ndër të tjera Rama tha se godina e re do të jetë tre fish më e madhe dhe se do të përmbajë 4 salla si dhe një hapësirë të veçantë për ‘yjet’ të cilët nuk jetojnë më.
Por në fund të fjalës së Kryeministrit, kërkoi fjalën aktori i madh Robert Ndrenika, prezent në këtë takim.
por Rama i është përgjigjur duke i thënën “prit njëherë të prezantohet projekti”.
“Mirë, dakort po shoh projektin”, është përgjigjur Ndrenika. Por menjëherë pas prezantimit të projektit, fjalën e ka marrë sërish Rama, duke bërë kështu mbylljen ku tha se po largohej për shkak se kishte punë të tjera për të bërë.
(B.H/Faxweb)