Kryeministri socialist sllovak Robert Fico nën presionin e javëve të fundit të shkaktuar nga vrasja e gazetarit investigativ ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja e tij vjen pas vrasjes në shkurt të gazetarit investigativ Jan Kuciak, i cili hetoi lidhjet midis politikës dhe krimit.
Vrasja e tij javën e kaluar nxiti protestat më të mëdha në Sllovaki që nga rënia e komunizmit. Askush deri më tani nuk është akuzuar për vrasjen e Kuciak, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij bashkët me të dashurën.
Nëse Presidenti Andrej Kiska e pranon dorëheqjen, ai do të largohet nga posti të enjten.
“Vizitova sot presidentin, së bashku me partnerët e koalicionit dhe propozova që, për të zgjidhur krizën politike, unë jam gati të jap dorëheqjen si kryeministër”, tha Fico në një konferencë shtypi televizive, të rrethuar nga dy krerët e tjerë të koalicionit.
(M.Q/Faxweb)