Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati janë duke zhvilluar disa takime të rëndësishme në Bruksel.
Pas takimit me eurokomisionerin Hahn, Rama ka takuar kryeminsitrin belg Charles Michel. Duket se takimet e Ramës janë në kuadër të bindjes së europianëve për hapat para të Shqipërisë.
‘’Me kryeministrin belg, Charles Michel, i cili mbështet qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE”, u shpreh Rama.
Për takimin me Hahn, Rama u shpreh: Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së pare.
(E.K/FAXWEB)