Pronari i një agjencie udhëtimesh në Vlorë, Altin Kaçaj, ka përfunduar në urgjencë pasi është dhunuar nga dy persona të maskuar.
Fax News raporton se në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga një familjar.
Agresorët kanë qenë 2 në këmbë, ndërsa një prej tyre brenda një makine Renault.
Kaçaj disponon një agjenci udhëtimesh pranë portit.
Kaçaj, 42-vjeç ndodhet aktualisht në urgjencë, pas dëmtimeve të shumta që ka marrë në kokë dhe gju.
Dyshohet se autorët e kanë qëlluar me hekur.
https://www.youtube.com/watch?v=y1eX6EB50fU
(F.G/Faxweb.al)