Nis hakmarrja shtetërore në qytetin e Kukësit pas protestës së djeshme pët tarifën në rrugën e kombit.
‘’Faxnews” mëson se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës ka pasur një vallë arrestimesh, ndërsa furgonët e shtuar të Policisë kanë qendruar në qytet për gjatë gjithë natës.
Po ashtu janë kryer kontrolle të shumta edhe nga forcat RENEA, ndërsa gjatë ditës së sotme në Kukës pritet që të mbërrijnë dhe deputetë të opozitës.
Një video e patrullimit të forcave RENEA në qytetin e Kukësit është publikuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha pretendon se ato paraqesin qytetin e Kukësit, ku forcat speciale janë në aksion për kapjen e autorëve.
Gjatë ditës së djeshme në daljet e tij kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj paralajmëruan se të gjithë shkelësit e ligjit do të merrnin dënimin e merituar.
Nga ana tjetër policia e Kukësit është treguar tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat, duke qenë se situata ka qenë mjaft e tensionuar.
(E.K/FAXWEB.AL)