Pothuajse të gjitha femrat e showbizit përpiqen të ndjekin tendencat e fundit të modës dhe kur del diçka e re në treg, duan ta përvetësojnë atë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për veshje apo aksesorë të dnryshëm.
Besojmë se e keni vënë re të gjtihë prerjen e flokëve që ka pushtuar të gjitha vajzat e reja.
Të prera drejt deri në fundin e qafës, ky është modeli më i preferuar tashmë.
Dhe pas shumë këngëtareve e vajzave të tjera të famshme edhe moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë një ndryshim total në pamje. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokët me onde dhe të gjata deri tek shpatullat.
Mirëpo vetë Alketa para pak fillimit të spektaklit të “Në kurthin e Piter Pan”, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj pamjen e re.
Sigurisht ka marrë shumë komplimente.
(F.M/Faxweb)