Pasi e futi prej muajit Prill edhe biznesin e vogël në skemën e TVSH-së, Arben Ahmetaj, ministër i financave i ka dërguar sot një letër drejtorisë së tatimeve.
Ai i kërkon kësaj drejtorie që të mos aplikojë gjoba për bizneset e vegjël që hyjnë në pragun e TVSH, për gabimet në deklarim, për një periudhë 6-mujore nga fillimi i deklarimit, pra deri në dhjetor.
Në letër ai i kërkon që administrata tatimore të informojë dhe shpjegojë me korrektesë çdo tatim pagues që preket nga ulja e pragut të TVSH-së, për të garantuar kuptueshmëri sa më të gjerë të procesit dhe shmangien e parregullsive.
(E.K/FAXWEB.AL)
Letra e plotë e Ahmetajt drejtuar Drejtorisë së Tatimeve:
Tipike e mortjeve. Te vejne lakun ne fyt, pastaj bojne rolin e atij qe te kupton dhe te lejne edhe gjysem ore jete.