“Bandat e kontrolluara të drogës nga kriminelët e Europës Lindore po ushqejnë valën në rritje të krimit të dhunshëm në Londër”. Kështu është shprehur një ligjvënës britanik, dhe për të kuptuar këtë “boom” të krimit ai e ka ‘gjetur’ fajtorin.
Deputeti David Lammy, i pyetur nga BBC se kush qëndron pas vrasjeve të shumta në kryeqytetin britanik drejton kryesisht gishtin nga mafia ruse, por përmend në fjalën e tij edhe shqiptarët.
“Nga deklaratat e policisë di që janë disa grupe të mëdha mafioze nga Europa Lindore. Shqiptarët përshembull, trafikojnë njerëz, trafikojnë drogë, trafikojnë armë”, u shpreh ai.
Deputeti britanik u shpreh se policia nuk i ka burimet e nevojshme për t’u përballur me këto banda dhe fajësoi për këtë edhe politikanët.
“Ne s’po bëjmë asgjë! E kemi lënë pas dore këtë pjesë për vite me radhë dhe tani po vuajmë pasojat”, shtoi ai.
Nga fillimi i vitit në kryeqytetin britanik janë shënuar 30 vrasje.
Autoritetet lokale po përpiqen të sigurojnë banorët duke theksuar se qyteti mbetet një prej më të sigurtëve në botë.
Burimi: http://www.bbc.com/news/uk-politics-43653291?ns_linkname=news_central&ns_mchannel=social&ns_campaign=bbc_politics&ns_source=twitter
(M.Q/Faxweb)