Një ngjarje tragjike ka ndodhur djenë Limbadi në Itali, ku pas një atentati me bombë, ka humbur jetën politikani i njohur.
Matteo Vinçi, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra gjatë shpërthimit.
Ai ndodhej në makinë me të atin në momentin që bomba ka shpërthyer.
Policia po heton për arsyet e vendosjes së bombës. Matteo Vinçi është një emër i njohur në politikën italiane dhe ka qenë kandidat për zgjedhjet e fundit komunale në listën “Limbadi të Lirë dhe Demokratike”.
42-vjeçari sipas medieve italiane ka qenë edhe herë tjetër pre e një atentati, ku kishte shpëtuar paq, por nuk ishte fatlum në atë të mbrëmjes së djeshme.
(F.G/Faxweb.al)