Mbrëmja e natë së sotme ka ofruar rezultatet të pabesueshme ku Roma ka eliminuar Barcelonën mduke e mundur me rezulltatin 3-0 pasi kishte humbur në Spanjë me rezultatin 4-1. Ky ishte një rezultat vërtetë I papritur pasi Barcelonë llogaritej si e kualifikuar duke patur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë.
Roma kaloi në epërsi me anë të Dzekos në minutën e 5’. Më pas në pjesën e dytë Romakët e filluan edhe më mirë ku nga penalltia shënoi De Rossi.
Deri në minutën e 82’të nuk pati takime të ndryshime në rezultat por në skenë doli Manolas që shënoi golin e tretë, golin e kualifikimit të Romës në gjysmëfinale.
Ndërkohë që në ndeshjen tjetër Livberpool ka bërë detyrën duke e mposhtur edhe në shtëpi Cityn me rezultatin 1-2.
Ishte ekipi i Guardiolës, që shënoi që në minutën e 3-të të lojës, dhe shpresoi për përmbysje. Një gol i anuluar në fund të pjesës së parë për Sane, shkaktoi kontestime tek vendasit, por anësori e cilësoi jashtë loje. Gjithsesi, në të dytën, Liverpuli reagoi dhe shënoi plot 2 herë, për të hipotekuar kalimin në gjysmë finale. Vetëm kaq aventura e Guardiolës, që duhet t’i lërë vendin të kuqve të Klop.
https://www.youtube.com/watch?v=o8kYtN6IwSg
https://www.youtube.com/watch?v=VW1ukv0M-Bc
https://www.youtube.com/watch?v=6sCQmS_SrmA
(B.H/Faxweb)