02:25 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SHBA i hoqi vizën për të hyrë, Doshi: Kemi pasaporta australiane. Mos u shqetësoni për mua po për Llallën…

20:16 | 16/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA i hoqi vizën për të hyrë, Doshi: Kemi pasaporta australiane. Mos u shqetësoni për mua po për Llallën…

Departamenti i Shtetit i ndaloi ditën e sotme hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij, si i dyshuar në përfshirje me raste të rënda korrupsioni.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të dyshimit për përfshirje në raste madhore korrupsioni.

Megjithatë deputeti Doshi është shprehur për mediat se nuk ka dijeni për një vendim të tillë, ndërsa sqaron edhe rastin kur ka aplikuar për vizë amerikane.

“Nuk kam dijeni për këtë vendim. Mua nuk më ka ardhur një vendim i tillë. Gruaja ime dhe fëmijët e mi kane pasaportë australiane. Ndërsa unë kam patur vizë amerikane, por më ka skaduar. Në momentin që kam aplikuar sërish për vizë, më kanë kërkuar dokumente nga prokuroria. Por duke qenë se në atë kohë isha në hetim nuk çova dokumente shtesë, dhe viza mbeti pezull.” – tha deputeti Tom Doshi.

Në përgjigje të kësaj akuizave për korrupsion deputeti Doshi tha se në jetën e tij nuk ka firmosur asnjë dokument dhe se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

“Për ça të kem frikë unë? A jeni në terezi? A e merrni vesh? A po e merr vesh?! Mos bëni pyetje budallaqe. Jam njeri më i votuar në Shqipëri. Populli më ka votuar, mos u merrni me këto ça thuhen. Me këto tenderat ca thoni ju. Unë paguaj taksa dhe jam në rregull me shtetin. Mos u shqetësoni për mua. Po për Llallën a keni ndonjë lajm, a do arrestohet apo jo?” – mësohet të jetë shprehur Doshi.

 

(E.L./Faxweb)

Pas

Zyrtare/ UEFA dënon Tiranën, nuk i jep shpërblimin prej 215 mijë eurosh

Para

Vajza e Ardit Gjebreas dedikim emocionues për vëllain e saj (FOTO)

Para
Vajza e Ardit Gjebreas dedikim emocionues për vëllain e saj (FOTO)

Vajza e Ardit Gjebreas dedikim emocionues për vëllain e saj (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.