Pasditen e sotme ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin i ka dorëzuar kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, Progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Në këtë takim, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, shoqërohej nga ish-ministrja e Integrimit, deputetja Klajda Gjosha.
Më herët gjatë ditës, Kryemadhi u takua dhe me komisioneren e Lartë për Politikën e Jashtme te BE-së, Federica Mogherini.
Në një reagim në Tëitter, Kryemadhi thekson se: Kemi marrë një lajm të madh për integrimin, por tashmë përgjegjësitë janë më të mëdha se më përpara.
Meeting with Federica Mogherini.
Good news on ???? Integration. From now on, responsibilities are greater than before! pic.twitter.com/qc9a1eoiWX— Monika Kryemadhi (@monikakryemadhi) April 18, 2018
(E.L./Faxweb)