Gazetarët Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja kanë shpërthyer në akuza të ashpra midis tyre në studion e “360 Gradë” në Ora News. Akuzat kanë shkuar në personale midis tyre.
Më poshtë debati:
Dyrnjaja: Macron ishte në Kongresin amerikan dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara që të rindëhynë për një rend të ri të demokracisë dhe tregut. Të jesh në hapat e parë të këtij rendi që po mendohet të krijohet nëpërmjet Macron dhe Merkel duke menduar të fusin edhe SHBA-të që po dalin duke parë interesat e veta, është një gjë shumë e rëndësishme. Je në kohën atje ku është fillimi je pas kohe atje ku është Çani.
Çani: Nuk po të ofendoj! Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil. Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet.
Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe te Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale.
Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje.
Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë.
Çani: Je fëminor dhe je edhe debil. Ti je idiot.
(M.Q/Faxweb)