Kryeministri Edi Rama ka postuar sot pamjet e projektit të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës.
Sipas projektit, Gjirokastra lidhet shumë me shpejt me bregdetin, pasi evitohet Qafa e Muzinës.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë.
(E.K/FAXWEB.AL)