Duket se ende pa u larguar nga Shqipëria, Donald Lu ëshë nominuar për të qenë ambsador i SHBA-ve në një shtet tjetër.
Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Lu është propozuar për të qenë ambasador i SHBA-ve në Kirgistan.
“Donald Lu, Kaliforni, Anëtar i Karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, të emërohet Ambasadori i Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit“, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Ky vendim i ka shkuar për miratim senatin amerikan.
Lu pritet që të largohet muajin e ardhëm nga vendi ynë, ku duket se do t’i ngelet ‘’peng’ ëndrra dhe dëshira për të kapur peshqit e mëdhenj dhe për të çuar deri në fund Reformën në Drejtësi, që nisi dhe vijoi me monitorimin e amerikanëve.
Ai është emëruar si ambasador i Shqipërisë në 17 dhjetor të vitit 2014, duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-ambasadorin Arvizu.
Qëndrimi i Lu-së në vendin tonë është shoqëruar jo pak herë me polemika mes forcave politike, teksa opozita e ka cilësuar si përkrahës të Edi Ramës.
(E.K/FAXWEB.AL)