Pas përfundimit të protestës së opozitës kanë nisur komentet për rezultatet e aksionit, përmasat dhe mënyrën sesi kreu i PD-së, Lulzim Basha mbylli protestën.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, në një reagim të shkurtër në Facebook, shpreh indinjatë për mënyrën sesi Basha mbylli protestën.
Ajo shton se Basha nuk arrin dot të zhgënjejë më askënd, madje as veten.
“Po tani që e “hoqëm” Xhafën dhe “rrezuam” qeverine çfarë do bejme? Xhiro neper Tirane! Si nuk e permende nje here Edi Ramen me emer ne fjalimin tend epik? Ti perfundimisht nuk zhgenjen me askend as veten tende. Perfundimisht establishment! Ne kazan je edhe ti,por do rrokulliset shpejt.”-shkruan Harxhi.
(F.G/Faxweb.al)