Futbolli italian është tronditur pasi futbollisti 25 vjeçar me një të ardhme mjaft premtuese ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe më pas edhe veten.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane futbollisti Federico Zini, sulmuesi i Tuttocuoio, nga Serie D e Italisë,është paraqituar në shtëpinë e të dashurës së tij Elisa Amato dhe ka pasur një përleshje me të pasi ai kishte shkuar në shtëpinë e saj për ta bindur që të riktheheshin së bashku.
Por e dashura e tij 29-vjeçare kishte refuazuar, gjë që ka çuar në një përleshje mes tyre në rrugë pranë shtëpisë së saj, ku fqinjët e saj kanë dëgjuar të shtëna dhe e kanë thirrur policinë. Një makinë është parë duke u larguar me shpejtësi, me të cilën besohet se ai e ka bartur trupin e saj deri në një vend ku edhe ka kryer vetëvrasje.
Çifti u gjet në makinë pranë qendrës sportive në San Minato, afër Pisa.
Zini kishte luajtur në vende të shumta, në Maltë, Bullgari, Filipine dhe Mongoli. (B.H/Faxweb)