Disa ditë më parë në mediat botërore qarkulloi lajmi se Nicky Minaj ishte lidhur me reperin e famshëm Eminem. Fansat filluan të dyshonin për një marrëdhënie mes tyre, pasi në këngën e re të Nickyt kishte disa elementë që flisnin për Eminem.
Pyetjes së një fansi nëse ka nisur një marrëdhënie me reperin e njohur, Nicky i është përgjigjur me ‘Po’, duke i habitur të gjithë ndjekësit e saj. Pas lajmit të bujshëm, edhe Eminem ka reaguar mbrëmë gjatë performancës në Boston Calling.
Ai e ka ndërprerë koncertin dhe i është drejtuar Nickyt publikisht: “Zemër do të jem në shtëpi sonte.”
Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi i ka pyetur se sa prej tyre do të donin ta shihnin çiftin të lidhur.
Pas brohoritjeve më të mëdha të publikun, Eminem shtoi:
”Epo, edhe unë. Nicki, në qoftë se e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë, ne duhet të flasim për këtë”.