Mëngjesin e sotëm qarkulloi me shpejtësi lajmi se kreu i PD-së, Lulzim Basha po mbahet në survejim nga ana e Policisë së Shtetit.
Pas këtij lajmi Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD-së dhe të grupit parlamentar.
Në takimin urgjent janë të pranishëm nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe deputetet Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.
Nuk dihet nëse do të ketë një deklaratë për mediat nga vetë kreu i PD-së, pasi në rast se dyshimet vëertetohen, atëherë do të ishim në prag të një skandali të vërtetë politik.
Burime të ‘’Panorama” në policinë e shtetit nuk e kishin konfirmuar se kush e kishte urdhëruar këtë survejim dhe as detaje të tjera në lidhje me dyshimet e gazetës.
(E.K/FAXWEB.AL)