Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
‘’Fax News” mëson se 30 metra larg vendit të krimit është gjetur armë tip atomatik. Vrasja është bërë me pistoletë. Dyshohet se në vrasje kanë marë pjesë tre persona.
Policia drejt zbardhjes se ngajarjes sipas burimeve. Dervishaj është qëlluar me një plumb në kokë.
Viktima ka qenë kontigjent i njohur nga policia dhe i proceduar për trafik të lëndëve narkotike. Është qëlluar nga mbas në makinë.
Nuk dihet se kujt i përket automatiku që është gjetur nga ana e policisë. Ashtu siç e kemi theksuar dhe më herët dy janë pistat e hetimit ku po hetojnë derimë tani blutë e Vlorës: vrasje për shkak të motiveve të hasmërisë, dhe prishje e pazareve të drogës.
‘’Fax News” mësoi më herët se vëllai i Vasil Dervishajt, është akuzuar për vrasjen e Stelës, Joana Dudushi. 20-vjeçarja është vrarë në vitin 2005 në Vlorë, pak pasi denoncoi 4 efektivë të policisë dhe më pas u vra. Ajo akuzonte Policinë se fuste në burg persona në mënyrë të padrejtë, në mënyrë që të përfitonin rryshfete për lirimin e mëpasshëm të tyre.
Dudushi, nënë e një foshnje disa muajshe, u qëllua me thikë në zemër dhe më pas është hedhur në det. Vajza e re, pak pasi bëri denoncimin në emisionin ‘’Fiks Fare”, u deturua për shkak të presioneve të tërhiqej nga ato që kishte thënë në gjykatë.
Derlin Dervishaj u dënua asokohe me 8 vjet e 4 muaj burg, pasi e pranoi autorësinë e vrasjes dhe ka marrë gjykim të shkurtuar.
(E.K/FAXWEB.AL)