Raporti cilësi-çmim dhe shërbimet innovative që ofron kanë bërë që gjithmonë e më shumë, pacientë të huaj të zgjedhin Spitalin Amerikan.
E fundit është shtetasja maqedonase Ljupka Avramovikj,e cila iu nënshtrua një operacioni në stomak të quajtur “sleeves”. Kjo ndërhyrje ndihmon në humbjen e peshës, duke zvogëluar stomakun dhe rrjedhimisht aftësinë dhe kapacitetin e tij për të mbajtur ushqimin. Operacioni u realizua me sukses perms teknikës laparoskopike, nga kirurgu i mirënjohur italian, Prof. Dr. Antonio Catona,në Spitalin Amerikan 3.
“Problemi nuk është vetëm estetik, sepse obeziteti jep edhe problem kardiake, pulmonare, të artikulacioneve, të diabetit, pra është një sëmundje gjenerale. Operacioni konsiston në faktin e shndërrimit të stomakut në një “mëngë” apo “sleeves” siç quhet në anglisht. Stomaku mban rreth 2l përmbajtje likidesh, e cila pas operacionit reduktohet në 150ml. Ky operacion suportohet shumë mire nga ana e pacientit, i cili më pas mund të konsumojë të gjitha llojet e ushqimeve, por në sasi më të vogla”, sqaroi Prof. Dr. Antonio Catona, kirurgu i përgjithshëm, i pari në botë që ka realizuar me laparoskopi këtë lloj ndërhyrje.
Gërshetimi i experiences mjekësore me teknologjinë innovative ka bërë që emri i Spitalit Amerikan të kalojë kufijtë shqipfolës, dhe qindra pacientë të huaj të konsiderojnë SpitalinAmerikan, si destinacionin mjekësor që u jep zgjidhje të suksesshme të gjitha patologjive; nga ato më të thjeshta derie dhe kirurgjitë më të komplikuara.
“Kisha dëgjuar fjalë tëmira për Spitalin Amerikan dhe kirurgun e shkëlqyer Prof. Dr. Antonio Catona që këtë lloj ndërhyrje e kryejnë me laparoskopi perms tubash dhe jo me kirurgji klasike, ndaj dhe vendosa. Referencat në këtë rast ishin të drejta”, u shpreh 30-vjeçarja.
E ardhur për një kontroll post operativ ajo rrëfeu se koha e shkurtër e hospitalizimit që mundëson teknika mini-invazive laparoskopike, i dha shansin të kthehej shpejt në përditshmëri. Ndërsa vlerësoi dhe falënderoi kirurgun, pacientja nënvizoi edhe punën e palodhur të stafit mjekësor të Spitalit Amerikan.
“Qëndrova rreth 5 ditë në Spitalin Amerikan dhe shpreh vlerësimet më të mira për të gjitha kushtet dhe në veçanti dua të falënderoj Prof. Dr. Antonio Catona-n dhe stafin infermieror të cilët ishin të gatshëm në çdo moment”, theksoi Ljupka Avramovikj.
Vlen të theksohet se te pacientët me diabet është vërejtur se pas kësaj ndërhyrje kjo patologji është zhdukur në 90% të rasteve.Gjithashtu përmirëson frymëmarrjen, duke hapur ato fusha pulmonare të cilat më pare ishin të mbyllura.
Në harkun kohor të një viti, në Spitalin Amerikan janë kryer me sukses të plotë pa asnjë komplikacion rreth 20 operacione të tilla.
Për më shumë informacion ose vizitë me kirurgun e përgjithshëm Prof. Dr. Antonio Catona kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime. http://spitaliamerikan.com
Burimi: www.spitaliamerikan.com