Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që prej nisjes së séancës së sotme plenare, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në sallë.
Rama ka mbërritur para pak minutash në Kuvend, ndërkohë që Basha vijon të mbajë fjalën e tij në Facebook, pasi është ndërprerë seanca për të tretën herë radhazi.
“Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Nëse kanë vendosur të mos vijnë, le ta çojnë deri në fund.
Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së (Edmond Spaho) është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik.
Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të çlirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit.”-tha Basha.
Më herët, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i tha Bashës se nëse donte të kishte një përballje me Kryeministrin mund të dorëzonte një kërkesë për interpelancë.
“Bëj kërkesë me shkrim për interpelancë me kryeministrin dhe Kuvendi do ta shqyrtojë. Thirreni në mocion”.-tha Ruçi.
(F.G/Faxweb.al)