Ilir Vrenozi është korçari më i famshëm i kohëve tona. Me videot e tij ku shante kryeministrin Rama, ai arriti me shpejtësi të bënte miq të paktën virtual, mijëra njerëz në të gjithë vendin.
Së fundi ai ka bërë një gjest vërtetë të rrallë teksa, është angazhuar personalisht për të ndihmuar bashkëshorten e Enea Ftojit, të riut që mbeti i vdekur brenda komisariatit në Korçë.
Në sajë të thirrjeve të bëra nga ana e Ilirit, Entelës dhe tre vajzave të saj jetime, i kanë ardhur një sërë ndihmash nga e gjithë bota.
Nismës së tij i është bashkuar dhe imami Elvis Naçi, dhe të dy së bashku, kanë arritur të ndezin një fije shprese për këtë familje të harruar nga institucionet.
Vetë Bashkia e Korçës, është dashur që të reagojë pas denoncimeve të bëra nga ana e Vrenozit, duke dërguar disa ndihma ushqimore për familjen. Nuk ka ofruar punësim jo, dhe as ndonjë pension të posaçëm, ka çuar te familja e Entelës, vetëm disa pako me makarona dhe sheqer.
Tashmë duket se misioni është drejt përmbushjes, dhe me paratë e grumbulluara, Entelës mund ti realizohet ëndrra e të pasurit një banesë.
Sipas Vrenozit shqiptarët kanë bërë të mundur grumbullimin e një sasie të madhe parash, me të cilat Entela do të blejë një banesë dhe do të largohet nga rruga, ku deri dje lypte bashkë me vajzat.
‘’Shqiptaret ne gjithe boten e ndihmuan Entelen me 3 femije jetime …. plus ndihmave te emigranteve plus llogaria e hapur ne emer te saj plus Elvis Naçi nga ana tjeter dhe do mundesohet banesa o me qira afat gjate o ta bleje nje shtepi nga lagjia e Kulleiri sepse aty jane te lira.. femijet do sistemohen ne kopesht dhe mundesine e punesimit te Enteles pasi te kaloje kete dhimbje ..
Zoti qofte me ty e tre vajzat jetime”, njofton Vrenozi.
(E.K/FAXWEB.AL)