Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka marrë sot një çmim të rëndësishëm në Romë. Ai ka marrë titullin senator pranë Academisë Ajrore italiane nga ‘ NORMAN ACADEMY ‘ me qendër në Filadelfia (USA).
Titulli i nderit ju dorëzua ish-deputetit Ndocaj nga Giulio Tarro, President i kësaj akademie si dhe nga personalitete të tjera si Dr Cavaliere, Vincenzo Cortese që mban postin e Sekretarit të përgjithshëm të Akademisë dhe nga Duka Ricardo Giordano di Willemburg.
Është në traditen e përvitshme te Akademisë që të japë çmime të ndryshme përsa i përket fushave të artit, humanizmit, shkencës, sportit, etj.
Eduart Ndocaj ishte përzgjedhur për meritat integruese në shoqërine italiane dhe për kontributin e shumëfishte si biznesmen ndërtues dhe për ndihmen ndaj emigrantëve shqiptar për ti legalizuar dhe mirë integruar përgjate 22 viteve qëndrimi në Itali. Duke marrë këtë titull të jashtezakonshem që ju jepet personaliteteve me vlera heroike e të rendesisë veçante, Ndocaj falenderoj të pranishmit personalisht dhe në emer të familjes tij.
Ky nderim tha senatori më i ri Ndocaj, më jep nje gëzim motivues për të shtuar e zgjeruar përpjekjet e mija në dobi të shoqerisë italiane dhe asaj shqiptare dhe kudo qeë ta lyp nevoja për të kontribuar e sakrifikuar në vazhdim.
(E.K/FAXWEB.AL)