Ditën e djeshme në internet ka qarkulluar një foto e Rike Roçit e shkëputur nga njëra prej ndeshjeve të futbollit të përfaqësueses shqiptare.
Fotoja, që kohë më parë bëri xhiron e rrjetit vazhdon akoma të bëjë bujë. Një postim i bërë nga figura më e rëndësishme e Liverpoolit, Jurgen Klopp, ku në qendër ishte fotoja e Rikes me mbishkrimin: “Ja pse i mungon Shqipëria botërorit”, ka qarkulluar prej ditësh në rrjete sociale.
Eva Murati prezantuesja sportive e Vizion Plus dhe Tring ka reaguar për këtë foto, duke e publikuar në ‘Instagramin’ e saj dhe ka shkruar: “Nuk di ta marr për kompliment apo…”
Mesa duket ky koment nuk është pritur mirë nga Rike e cila sot ka zgjedhur të reagojë me një postim: “T’i themi shoqes E.M të Tring (tani e zbulova kush është) që për kompliment duhet ta marrë foton time që ka publikuar në Story-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”